Mediat serbe raportojnë për gjetjen e një arsenali të vërtetë ushtarak më datë 14 nëntor në territorin e Bujanovcit në fshatin Konçul.

Gazeta serbe Kurir në raportimin e saj teksa i referohet autoriteteve zyrtare shkruan se gjatë një kontrolli për largimin e minave në zonë, janë konstatuar një numër i madh predhash anti-tank bashkë me sistemet e tyre të hedhjes.

Po ashtu, është gjetur një sasi e madhe nitroglicerine, një minë anti-tank, një çantë me municione dhe një pajisje GPS.

Mediat serbe raportojnë se këto armë i përkasin Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme