Faqja Kryesore Botë Kompanitë gjermane kërkojnë që lufta kundër virusit të lidhet me mbrojtjen e klimës

Kompanitë gjermane kërkojnë që lufta kundër virusit të lidhet me mbrojtjen e klimës

2 Min e Lexuar
0
0
23

Disa kompani të mëdha gjermane, përfshirë firmat “Bayer”, “Allianz”, “Puma” dhe “Deutsche Telekom”, kanë bërë thirrje që ndihmat shtetërore kundër koronavirusit të jenë të lidhura me masat për mbrojtjen e klimës.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë federale që t’i lidhë ngushtë masat ekonomike për tejkalimin e krizës së pandemisë dhe krizës klimatike”, thuhet në letrën e përbashkët të më shumë se 60 kompanive, të publikuar në gazetën “Handelsblatt”. Botimi i kësaj letre erdhi pak para fillimit të dialogut për klimën në Petersberg.

Këto kompani janë të shqetësuara për shkak se besojnë që çështjet mjedisore do të lihen anash gjatë luftës ndaj pandemisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Prodhuesit e veturave tashmë janë duke bërë fushatë për ta parandaluar ashpërsimin e kufizimeve për gazrat, kompanitë ajrore po e kërkojnë lirimin nga taksa e karburantit për aeroplanë dhe industria e plastikës po bën thirrje kundër ndalimit të disa produkteve të plastikës.

Shoqata gjermane e industrisë, BDI, tha se do t’i përmbahet qëllimit evropian për neutralitet klimatik ose zero gazra serrë deri në vitin 2050, por paralajmëroi se qeveritë dhe kompanitë do të kenë mjedis të kufizuar për investime në të ardhmen.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë