Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) , për të dytën herë që nga konstituimi , ju ka drejtuar me kërkesë Komunës së Preshevës për hapësira zyrash të nevojshme për këtë institucion. KKSH konsideron se hapja e zyrave edhe në Komunën e Preshevës ka për qëllim të jetë edhe fizikisht prezent e që asiston në operacionalizimin e veprimtarisë së tij në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave, monitorimin e zbatimit e të drejtave të shqiptarëve nga fushat përkatëse. Vlen të theksohet, KKSH nuk ka zyre as në Medvegjë e as në Preshevës. Deri më tash jemi në konsultime e sipër me komunën e Bujanocit për zgjerimin e selisë në Bujanoc si dhe me Komunën e Medvegjës për hapjen e një zyre në Medvegjë. Komuna e Preshevës ka injoruar dhe nuk ka hasur në mirëkuptim për kërkesat e KKSH deri më tani, për zyre dhe mbështetje institucionale si dhe përfshirje në përballjen me sfidat e vjetra dhe të reja që rëndojnë mbi shqiptarët e komunës së Preshevë. Besimplotë që kjo do të ndryshojë sa më shpejtë dhe së bashku të krijojmë ura lidhëse të bashkëpunimit ndërinstitucional. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vritet me plumb në kokë kampioni i tetëfishtë i botës Vritet me armë Leandro Lo, një nga figurat më të rëndësishme të Jiu-jitsu, tetë …