Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) , për të dytën herë që nga konstituimi , ju ka drejtuar me kërkesë Komunës së Preshevës për hapësira zyrash të nevojshme për këtë institucion.

KKSH konsideron se hapja e zyrave edhe në Komunën e Preshevës ka për qëllim të jetë edhe fizikisht prezent e që asiston në operacionalizimin e veprimtarisë së tij në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave, monitorimin e zbatimit e të drejtave të shqiptarëve nga fushat përkatëse.

Vlen të theksohet, KKSH nuk ka zyre as në Medvegjë e as në Preshevës. Deri më tash jemi në konsultime e sipër me komunën e Bujanocit për zgjerimin e selisë në Bujanoc si dhe me Komunën e Medvegjës për hapjen e një zyre në Medvegjë.

Komuna e Preshevës ka injoruar dhe nuk ka hasur në mirëkuptim për kërkesat e KKSH deri më tani, për zyre dhe mbështetje institucionale si dhe përfshirje në përballjen me sfidat e vjetra dhe të reja që rëndojnë mbi shqiptarët e komunës së Preshevë. Besimplotë që kjo do të ndryshojë sa më shpejtë dhe së bashku të krijojmë ura lidhëse të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme