Faqja Kryesore Botë Konfirmohen 6 të vdekur e 30 të zhdukur nga vërshimet në Gjermani

Konfirmohen 6 të vdekur e 30 të zhdukur nga vërshimet në Gjermani

2 Min e Lexuar
0
0
41

Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se gjashtë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë zhdukur nga vërshimet në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Policia tha se viktimat dhe të zhdukurit u shënuan përreth Ahreweiler-it, në jug të qytetit Bonn, pasi Lumi Ahr doli nga shtrati dhe shkatërroi shtëpi. Rreth 50 persona janë ngujuar në kulm të shtëpive dhe më shumë shtëpi janë në rrezik nga shembja.

Në mesin e viktimave janë dy zjarrfikës, të cilët vdiqën në rajonin Sauerland, në verilindje të Bonnit, tha policia.

Meteorologët kanë parashikuar më shumë reshje shiu në jugperëndim të Gjermanisë për të enjten dhe të premten, shkruan Reuters.

Transporti rrugor, hekurudhor dhe lëvizja e anijeve nëpër lumenj janë penguar në rajonin më të populluar të Gjermanisë.

Shërbimi gjerman i motit lëshoi paralajmërim për mot ekstrem të mërkurën për disa pjesë të tri rajoneve perëndimore, ndërsa qyteti Hagen, me 180 mijë banorë, shpalli gjendje emergjente, pasi Lumi Volme doli nga shtrati i vet.

Policia në Koblenz njoftoi se gati 70 persona janë zhdukur në Schuld bei Adenau. Gjashtë shtëpi janë shembur dhe shumë të tjera janë në rrezik nga shembja, duke i detyruar autoritetet lokale që të shpallin gjendje emergjente.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë