Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë vendim për të ndarë 500 mijë euro ndihmë financiare për Komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe të Medvegjës Sipas këtij vendimi të Qeverisë, mjetet janë ndarë me qëllim të përballimit të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.Ministria e Fincave dhe Transfereve është e obliguar për sigrumin e këtyre mjeteve, përmes Ndarjeve Buxhetore të Buxhetit të Kosovës. Vendimi vjen katër ditë pasi Kurti kishte biseduar me kryetarin e Bujanovcit dhe atë të Preshevës, me çrast kishte bërë të ditur se Qeveria e Kosovës synon t’u ndihmojë ekonomikisht këtyre komunave. Kujtojmë se kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa kohët e fundit ka kërkuar disa herë nga qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë të kenë vëmendjen dhe ndihmojnë Luginën, pasi masat e ndërmarra nga shteti kanë paralizuar të gjitha ekonomitë familjare nga e cila sigurojnë kryesisht jetesën, në mënyrë që mos të kthehet Lugina në një geto humanitare.” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
“Martesa e dytë”, romani i parë i shkrimtarit Harbin Veselit nga Lluçani i Bujanocit Martesë e dytë është një roman që të përfshin në një rrjedhë ngjarjesh e …