Botë Kryeministri britanik pritet t’i refuzojë ofertat e BE-së për shtyrje të Brexit-it Nga Wikiliks U postua 16/09/2019 2 Min e Lexuar 0 0 21 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pritet t’i thotë presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se vendi i tij nuk është i përgatitur ta shtyjë procesin e Brexit-it pas datës 31 tetor. Dy udhëheqësit do të takohen të hënën në Luksemburg. Ky është takimi i parë mes shefit të qeverisë britanike dhe zyrtarit të lartë të Bashkimit Evropian që nga ardhja në pushtet e Johnson-it në Britani në muajin korrik. Sipas një burimi të qeverisë britanike, kryeministri në këtë takim do të theksojë se dëshiron të sigurojë një marrëveshje për këtë çështje deri më 18 tetor, pas një samiti të rëndësishëm të Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, nëse një gjë e tillë nuk arrihet, ai pritet t’i refuzojë të gjitha ofertat e tjera për shtyrje të largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian. “Secila shtyrje tjetër do të ishte gabim i madh. Nuk bëhet fjalë vetëm për shtyrjen, por edhe vazhdimi i përçarjeve dhe urrejtjes, të cilat kanë pasoja shumë të mëdha”, tha ky burim. Në takimin e Luksemburgut do të marrë pjesë edhe shefi i BE-së për negociata të Brexit-it, Michel Barnier, ndërsa kryeministri britanik do të jetë i shoqëruar nga ministri për Brexit-in, Steve Barcaly, dhe përfaqësuesin qeveritar, David Frost, shkruan “BBC” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale është …