Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadori i OSBE-së në Beograd z. Jan Braathu po qëndron në Bujanoc, ku po viziton krerët institcional dhe politik të të gjitha etnive. Takimin e parë e ka filluar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Në këtë takim, nga ana e kryetarit Arifi, Ambasadori Braathu u njotua për gjendjen e përgjithshme në komunën e Bujanocit, por edhe në Luginë të Preshevës në përgjithësi. Ngase kjo ishte vizita e parë e Ambasadorit në Bujanoc, ai nga kryetari Arifi u njoftua për mos implementimin e planit 7 pikësh, që në vitin 2013 ishte pranuar në parim nga ish krerët qeveritar të Republikës së Serbisë, të cilët edhe sot kanë ndikimin më të madh politik në Serbi. Poashtu, u diskutua edhe problemi i pasivizimit të adresave të qytetarëve shqiptarë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ngecja në zhvillimin ekonomik, mosnjohja e diplomave të marra në Republikën e Kosovës, mungesa e teksteve shkollore, si dhe problmetatika tjera që lidhen drejtëpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe më gjërë. Kryetari Arifi kujtoi edhe marrëveshjen e Washingtonit para një viti të nënshkruar nga ish kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq për njohjen reciproke të diplomave, por që deri në këto momente nuk ka gjetur zbatim. Nga ana tjetër, ambasadori Braathu, i cili para se të emërohet ambasador në Beograd, ka qenë edhe ambasador i OSBE-së në Prishtinë, ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë që të shtyjë përpara agjendën e zgjidhjes së problemeve, dhe premtoi se këto çështje do t’i ngrisë në nivelin më të lartë qeveritar dhe gjithashtu do të zhvillojë një takim edhe me presidentin Vuçiq. Ambasadori Braathu, gjatë ditës zhvillon takime edhe me zv.kryetarin e komunës së Bujanocit Shqiprim Musliun, kryetarin e Kuvendit komunal Enver Ramadanin, kryetarin e SNS-it në Bujanoc Nenad Mitroviq, me këshilltarin komunal Stojança Arsiq, kryetarin e KNSH-së Ragmi Mustafa, me përfaqësuesit e komunitetit romë Kenan Rashitoviq dhe Adem Salihi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gent Cakaj kërkon nga 350 Diplomat të dorzojnë pasaportat diplomatike Përmes një deklarate për mediat, ministri Gent Cakaj vuri në dukje se janë mbi …