Ambasadori i OSBE-së në Beograd, Jan Braathu, me të arritur në Bujanoc, ka realizuar një takim jashtë agjendës së paraparë me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberin dhe kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Siç merrë vesh LUGINALAJM, në takim është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë për problemet me të cilat po përballen shqiptarët e tre komunave në përditshmëri.

Ky takim u zhvillua në njërin nga lokalet e qytetit të Bujanocit, me që ishte jashtë çdo agjende të paralajmëruar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme