Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nënkolonelin i Ushtrisë së ShBA-së pranë Ambasadës së ShBA-së në Serbi z. Daniel J. O’Connor ka vizituar sot komunën e Bujanocit. Në takimin e sotshëm me Nënkolonelin e Ushtrisë së ShBA-së pranë Ambasadës së ShBA-së në Serbi z. Daniel J. O’Connor është biseduar për çështje të sigurisë, politikës dhe tema që kanë për qëllim zhvillimin e gjithëmbarshëm të komunës së Bujanocit. Në takim me nënkolonelin O’Connor kryetari Arifi ka kërkuar që Ambasada e ShBA-së në Beograd të financojë renovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan, ku edhe i ka dorëzuar projektin për renovimin e kësaj shkolle. Nënkoloneli O’Connor është njoftuar edhe me gjendjen e rëndë në këtë shkollë dhe nevojën imediate për të investuar në përmirësimin e kushteve për mësim. Gjithashtu,kryetari Arifi ia ka kujtuar Nënkolonelit O’Connor, se kjo shkollë ka edhe një simbolikë tjetër shumë të madhe për qytetarët tanë, ngase po në këtë shkollë janë zhvilluar bisedimet për arritjet e paqes mes UÇPMB-së, zyrtarëve qeveritar të Serbisë, Bashkësisë Ndërkombëtare dhe forcave të KFOR-it. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafa: Pa u zgjidhur çështja e Luginës, s’mund të arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë …