Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka pritur gjatë vikendit në kabinetin e tij Kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafi, nënkryetarin e komunës Shqiprim Musliu, kryesuesin e Kuvendit Enver Ramadani dhe shefin e kabinetit Sali Salihi. Në takimin që kryetari i Gjilanit e quan vëllazëror u diskutua rreth regjistrimit të populllsisë që do të mbahet edhe në Luginë të Preshevës nga data 1 tetor, ndërsa Kryetari Alban Hyseni bëri thirrje të gjith shqiptarëve që të regjistrohen. Tani më siç ndodh zakonisht nga ana e zyrtarëve të Republikës së Kosovës, edhe në këtë takim pushteti lokal i Preshevës nuk u ftua fare duke bërë me dije se bojkoti nga institucionet e Kosovës por edhe ato qeveritare të Shqipërisë ndaj pushtetit lokal në Preshevë po vazhdon në kontinuitet. Postimi i plotë i Kryetarit Alban Hyseni rreth takimit Bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë, mirëpritëm në takim vëllazëror Kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafi, nënkryetarin e komunës Shqiprim Musliu, kryesuesin e Kuvendit Enver Ramadani dhe shefin e kabinetit Sali Salihi, me të cilët diskutuam për procesin e regjistrimit civil i cili fillon me 1 tetor. Bashkërenduam aktivitetet dhe format e ndihmës e kontributit që mund të japi komuna e Gjilanit, me qëllim që muaji Tetor të na pret me përgatitjet finale organizative dhe procesi i regjistrimit të popullsisë së Luginës të shkojë sa më mirë e numri i të regjistruarve nga kjo trevë të jetë sa më i madh. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë e Medvegje që të mobilizohen e t’iu përgjigjen masivisht regjistrimit, për të kontribuar në zhvillimin e të mirën e vendit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Një pushuese nga Serbia mbytet në Durrës Një shtetase nga Serbia, e cila kishte shkuar për pushime në Shqipëri, është mbytur …