Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka përshëndetur vendimet e dyqeverive të arritura sot në Tiranë për krijimin e “Fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës”. Ky është shkrimi i plotë i kryetarit Mustafa: Përshëndes vendimet e shumëpritura të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ku përfshihet edhe Luginën e Preshevës, Marrëveshja e sotme e firmosur në mbledhjen e përbashkët të Tiranës për “Fondin e përbashkët për Luginën e Preshevës” dhe fillimi për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës është inkurajuese për të formuar strategjinë e përbashkët afatmesme për të bashkërenduar aktivitetet drejt avancimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këshilli Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës në jetësimin e këtij fondi. Modelin e bashkërendimit dhe bashkëveprimit tashmë e kemi vendosur në kuadër të qasjes programatike e sistematike. Shembull i mirë që mund të na shërbejë në të ardhmen. Faleminderit kryeministër Rama e Hoti, mirënjohje me falënderim të thellë Ministër Cakaj e Stublla. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pritet të jep dorëheqje Isa Mustafa kreu i LDK-ës Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pritet që të dorëzojë dorëheqjen sot para strukturave të …