Kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc Enver Ramadani ka përshëndetur vendimin e dy qeverive shqiptare për krijimin e fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës.

Ramadani ka shkruar : Edhe nje lajm shumë i mirë për Luginen. Kosova dhe Shqipëria janë marrë vesh për të kryer te gjitha çështjet teknike për ngritjen e fondit ndërshtetëror që do të ketë qëllim mbështetjen financiare te Luginës së Preshevës.

Ështe një mbështetje jashtëzakonisht e rëndësishme për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zhvillimin e këtij rajoni të banuar nga shqiptarët.

U jemi mirënjohës te dy qeverive dhe urojmë që bashkëpunimi e mbështetja e Luginasëve nuk do te mungojë asnjëherë!

Bashkë për shqiptarët.Bashkë për Luginën!Bashkë dhe vetëm bashkë!

#Falenderit Shqipëri!
#Falenderit Kosovë!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme