Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik.

Puna për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës, shënon një momentum të ri politik në përpjekjet tona për të lartësuar pozicionin e për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Deri më sot, kemi bërë më shumë se kurdoherë më parë për Luginën. Ky është thjesht një fakt shumë i dukshëm. E, të ndërgjegjshëm se mbetet ende shumë për të bërë, shpejt vijmë edhe me disa masa të tjera në mbështetje të Luginës së Preshevës 🇦🇱🙏…

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme