Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani uron festën e Flamurit: 28 Nëntori – Dita e Flamurit është dita më rëndësishme për ne, është festa që shqiptarët i bën një, i bën më të fortë e më të bashkuar, andaj edhe jemi mbledhur këtu edhe në këto kohë të vështira ta shënojmë këtë datë të rëndësishme kombëtare duke i kujtuar gjitha ato personalitete dhe veprat e tyre të cilët na kanë bërë që edhe këtë pak liri ta gëzojme ne. Gjatë të kaluarës shqiptarët më shumë mund e në mënyre dinjitoze ditën ta mbrojnë kombin e tyre, ta ruajnë kulturën, gjuhën dhe flamurin, jemi ndër popujt e rallë që kaluam këto sfida por nuk u zbrapsëm kurrë, nuk zbrapsemi as sot edhe në këtë demokraci të brishtë në të cilën çdo ditë po diskriminohemi. Lugina e Preshevës është duke u diskiriminuar në gjitha aspektet e jetës, duke u privuar edhe nga e drejta e përdorimit të lirë të flamurit, por kjo na bën edhe më të fortë edhe të përkushtuar që në mënyrë të paheshtur të kërkojmë të drejtat tona që me decenie po na mohohen padrejtesisht duke punuar dhe u angazhuar deri në arritjen e synimeve tona të përbashkëta. Sot shqiptarët Lugina e Preshevës ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen nga shteti i SHQIPËRISË e i KOSOVËS, mbështetje të qëndresës dhe përkushtimit për të qëndruar dhe jetuar të lirë e të barabartë me të gjithë në vendin tonë, këtu ku na kanë lënë të parët tanë. Të nderuar, urime dita e flamurit Dita e Pavarsisë së Shqipërisë! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Është pastruar deponia e egër përskaj lumit në fshatin Tërnoc Është pastruar deponia e egër përskaj lumit në fshatin Tërnoc, Bashkësia Lokale – Tërnoc. Për …