Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa priti në selinë e këtij institucioni Përfaqësuesit e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare me seli në Hagë , znj.Tihana Leko dhe z.Alessandro Rotta. Kryetari Mustafa e ka njoftuar Përfaqësuesen, znj.Leko rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së, sfidat dhe problemet e përgjithshme me të cilat po perballen shqiptarët e Luginës së Preshevës në baza ditore U potencua se çështja e mungesës së librave edhe pas kaq shumë vitesh, mbetet një problem i pazgjidhur që po rëndon nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe. Gjithashtu u diskutuan sfidat tjera të pazgjidhura në fushat përkatëse që janë kompetencë e këtij institucioni. Vlen të theksohet se znj. Leko dhe z. Rotta mbështeten dhe vlerësuan lartë iniciativën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e të dhënave dhe përgatitjen e raporteve për fushat përkatëse. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bordi i SNS në Bujanoc kërkon largimi e Kryetarit të Trupit Kordinus Zoran Stanković Në një takim të Bordit Komunal të partisë, Progresistët e SNS në Bujanoc kërkuan …