Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa priti në selinë e këtij institucioni Përfaqësuesit e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare me seli në Hagë , znj.Tihana Leko dhe z.Alessandro Rotta.

Kryetari Mustafa e ka njoftuar Përfaqësuesen, znj.Leko rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së, sfidat dhe problemet e përgjithshme me të cilat po perballen shqiptarët e Luginës së Preshevës në baza ditore

U potencua se çështja e mungesës së librave edhe pas kaq shumë vitesh, mbetet një problem i pazgjidhur që po rëndon nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe. Gjithashtu u diskutuan sfidat tjera të pazgjidhura në fushat përkatëse që janë kompetencë e këtij institucioni.

Vlen të theksohet se znj. Leko dhe z. Rotta mbështeten dhe vlerësuan lartë iniciativën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e të dhënave dhe përgatitjen e raporteve për fushat përkatëse.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme