Përmes një postimi në facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj dekleratës së kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, për dekleratën e tij të fundit që: “Këshilli Kombëtar shqiptar është një shpikje serbe.

Ky është reagimi i plotë i z.Mustafi

Reagim

Në një intervistë për Insajderi.org, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi paska deklaruar: “Këshilli Kombëtar shqiptar është një shpikje serbe. Këtë e ka themeluar Serbia jo ne. Këshilli nuk ka të drejta ekzekutive ka të drejta vetëm legjislative. Merret vetëm me katër fusha. Ky është dizajnuar sakat për mos me arrit suksese. Është për fatkeqësi që Këshilli Kombëtar shihet si një zgjidhje . Për mu është një budallaki totale se çfarë është duke bërë Kosova e Shqipëria në raport me Serbinë, Për mua është një çmenduri totale e nuk kanë asnjë logjikë. Ndërkombëtarët qeshin me neve. E Serbia sakt po din me dizajnu qasjen e politikës së saj në Veri të Kosovës. “

Shkurt: mungesë e njohurive elementare të një logjike infantile.

Të kujtojmë se Këshilli Kombëtar Shqiptar është themeluar më 2010 pasi që në Listën e Veçantë Zgjedhore janë regjistruar më shumë se 35 mijë shqiptarë; Ligji mbi Këshillat Kombëtare të Pakicave Nacionale është derivat i Konventës Kuadër të Këshillit Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Madje, në zgjidhjet e fundit të Këshillit Kombëtar Shqiptar garove edhe vetë me partinë tënde dhe humbe zgjedhjet. Për më keq, i dogje edhe mandatet e fituara. U dogjët nga mosdija. Pra, unë jam zgjedhur në krye të këtij institucioni me votat ekskluzive të shqiptarëve të Luginës që e kam për nderë t’i shërbejë, për ti nuk jam i sigurt.

Të thuash se ligji përkatës nuk siguron mjaftueshëm instrumentet e nevojshëm për realizimin e aspiratave politike të shqiptarëve në Luginë, është krejt në rregull. Po çka po I hy fellit për gjerat që nuk i di. Se me logjikën tënde i bie që ti si kryetar i komunës së Preshevës je njeri i Serbisë (se komunat janë me ligje të saj) që as zjarrin e mbeturinave nuk ke kapacitet me fik.

Ndryshe, rreth vetes pyeti juristët se nuk janë tuhafët e të shpjegojnë: Çka është ekzekutiv? Çka është legjislativ? Çka është komuna e fushëveprimi i saj? Çka është Këshilli Kombëtar Shqiptar? Se vallahi gazove e po ta them si vllau-vllahut.

Ja edhe një përkujtim: nëse ti publikon raportin se si janë menaxhuar mjetet për Covid-19 dhe për “Parkun e Paqes” afër 400 mijë euro nga Qeveria e Kosovës (parku nuk është askund) për të cilin edhe po i kërkon edhe 340 mijë euro. Vërtetë do të jepja të drejt klithmave tua.

Përshëndes Qeverinë e Republikës së Kosovës që po tregon kujdes sa i përket mjeteve buxhetore. Dhe sigurisht duhet të vihen në funksion të ruajtjes së substancës dhe identitetit kombëtar me qasje sa strategjike po aq edhe programatike.

E sfidoj publikisht kryetarin e komunës së Preshevës, pasi që është lëshuar me të madhe në kritikë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Sa projekte ke përfituar nga Republika e Serbisë dhe pse asnjë kritikë? Apo, çuditërisht, ndoshta e “ke çu deputet prapë Shaip Kamberin edhe i ke kallxu çka me fol e qysh me ndu flamurin në parlament”! ?

#fundrrinë #parazit #kavje #manipulant

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme