Një autobus me targa të Serbisë ka dalë nga rruga në Bullgari ku janë lënduar 12 persona, në mesin e tyre tetë fëmijë e katër të rritur.

Nga 12 persona të lënduar, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, të cilët janë transportuar në spitalin e Stara Zagorës, që është vendi më i afërt ku ka ndodhur aksidentit.

Nga dy personat e lënduar rëndë, njëri nga ta është fëmijë, ku siç shkruan RTS, autobusi vinte nga një pushim në Detin e Zi dhe nuk dihet zyrtarisht shkaku i aksidentit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme