Kronika e Zezë EKZEKUTOHET ÇIFTI SHQIPTAR NË MAQEDONI DHE VAJZA E TYRE 14-VJEÇARE Nga Wikiliks U postua 27/08/2018 1 Min e Lexuar 0 0 162 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një familje shqiptare në Maqedoni është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe. Mediat maqedonase shkruajnë se është shuar e tërë familja Pocesta, që kishte shkuar nga Italia me pushime në Maqedoni. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Stacioni Policor në Dibër për këtë ngjarje ka marrë denoncim nga qytetarët. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, por për fat të keq vetëm kanë konstatuar vdekjen e tre personave. Viktimat janë Amid Pocesta 55 vjeç, bashkëshortja Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre e mitur Anila Pocesta 14 vjeç. Autorët e këtij krimi makabër nuk dihen. Po kështu edhe shkaqet e rrethanat e ngjarjes. Policia maqedonase ndodhet në vendngjarje për të mbledhur prova, që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e vrasësve. /tvklan.al Like 0
Me ftesë të Blendi Klosi kryetari Ramadani merr pjesë në kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë
5 metra borë në pjesë të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës era fryn 160 km/h Në pjesë të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, të cilat janë prekur nga stuhitë e …