Kryetari i Kuvendit Komunal z.Enver Ramadani përmes rrjetit social sod ka faliminderuar gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës për pjekurin dhe maturin që kan treguar dje gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Luginë të Preshevës

Ky është postimi i plotë i z.Ramadani

Të dashur qytetarë,

Mbrëmë perfunduam edhe një sfidë nëpër të cilën po kalojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, sfidë që dha rezultatin e vet dhe shqiptarët fituan nji mandat deputeti.

Pra, shqiptarët zgjodhen perfaqsimin e jo bojktotin, zgjodhën vazhdimin e betejes për të drejta dhe jo nënshtrimin , dhe zgjodhën guximin e përfaqësimit të drejtë e dinjitoz.
Dje Shqiptarët zgjodhën Shaip Kamberin deputet!

Uroj nga zemra çdo Luginasi që perqafoi këtë Betejë politike, partnerët e Koalicionit që na besuan ne kauzen tonë të përbashkët dhe qytetarët për vlerësimin e mençur e bujar.

Lugina e Preshevës nuk ka kohë të eksperimentoi, ajo duhet të vazhdoj bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë andaj edhe u jemi mirënjohës atyre për mbështetjen e përkrahjen.

Një faliminderit çdo komisioneri për angazhimin e tyre, çdo aktivisti dhe gjithë secilit që dha kontribut e angazhim për te arritur ketë sfidë jo të lehtë.

Deputeti🇦🇱 do të na përfaqëson të gjithëve pa dallime.

#Deputetiitëgjithëve
#BetejapolitikeVazhdon Shaip Kamberi🇦🇱🇦🇱

Urime dhe me fat!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme