Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se nuk ka kolona dhe pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare. QKMK në përditësimin e orës 06:57 njofton se në të gjitha pikë-kalimet kufitare pritjet në hyrje dhe dalje të Kosovës janë nga 3 deri në 5 minuta, ndonëse është raportuar se kompanitë kanë shtuar numrin e linjave për udhëtime jashtë vendit, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kolona nuk ka as në pikat kufitare Merdar e te Dheu i Bardhë ku zakonisht krijohen në kohën e festave dhe pushimeve verore me ardhjen e bashkatdhetarëve. Gjendjen në pikat kufitare mund ta shikoni këtu Like 0
Unioni i Bizneseve të Bujanocit organizon vizitë në panairin ndërkombtarë në Kavallë në Greqi Unioni i Bizneseve të Bujanocit, në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit dhe Odën Ekonomike …