Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ligjeratë para studentëve në Kolegjin ISPE në Prishtinë me temë mbi pozitën e shqiptarëve në Luginë të Presheves, dialogut Kosovë – Sërbi. Në ligjeratë morrën pjesë edhe 25 student dhe profesorë nga Universiteti i Heidelbergut nga Gjermania. Shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet të trajtohen njejtë si serbet në Kosovë, reciprociteti i patjetërsueshëm. Shqiptarët në Serbi janë në pozitë të vështirë dhe çdo ditë e më shumë po largohen nga komunat shqiptare. Kështu tha kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë ligjëratës që ai e mbajti në Kolegjin ISPE, me temën “Pozita e shqiptarëve në Luginë dhe mundësia e shkëmbimit të territoreve”.Kamberi, teksa bëri dallimin e shqiptarëve të regjistruar mes viteve, tha se diferenca mes viteve është tendencë e spastrimit etnik që Serbia ka bërë, raporton Ekonomia Online.“Komunat tona bëjnë pjesë në komunat më të pazhvilluara në Serbi. Potencialet ekonomike të kohës së komunizmit mbahen peng: as nuk privatizohen, as nuk zhvillohen. Industria e duhanit është privatizu vitin e kaluar dhe kur në konkurs është paraqitë një kompani lokale shqiptare, në mars është anulu konkursi për me ia dhanë një kompanie serbe nga Novi Sadi, por ky anulim i tenderit ishte përcjellë me një fushatë deshqiptarizuese”.Ai më tutje ka shtuar se ndonëse në Serbi ekzistojnë ligje të cilat sigurojnë mbrojtjen e komuniteteve joshumicë, zbatimi i tyre në praktikë është problem, raporton EO.“Në Serbi ekzistojnë ligjet që janë të harmonizuara sa i përket ligjeve të BE-së. Serbia ka një ligj të veçantë të mbrojtjes së pakicave. Problemi është në zbatimin e këtyre normave në praktikë”.Kamberi tha se në Serbi shqiptarët trajtohen si një element i huaj.Ndonëse tha se janë të vetëdijshën për dallimin, Shaipi kërkoi që të ketë trajtim të njëjtë ashtu sikurse e kanë serbët në Kosovë, raporton EO.Ai madje ngriti paralele në kërkesat e serbëve në Kosovë me atë se çfarë kanë shqiptarët në Serbi.“Ne duam një reciprocitet se si serbët janë të trajtuar në Kosovë. E kemi të qartë se ky reciprocitet nuk mund të jetë i njëjtë, por ka edhe shumë çështje që mund të konsiderohen banale”.Ai shtoi se Presheva me 30 mijë banorë nuk ka gjykatë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lojërat Olimpike në Tokio do të anulohen nëse pandemia nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të anulohen tërësisht nëse koronavirusi nuk vihet nën kontroll …