Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga Sonja Biserko sot vizitoi komunën e Preshevës, ku u prit nga kryetarja Ardita Sinani. Delegacioni është duke grumbulluar informacione mbi gjendjen e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës me qëllim të përpilimit të Raportit të rradhës mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave. Në këtë takim mjaft bashkëpunues u diskutua për problemet e shumta me të cilat përballen Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Theks i veçantë u vu mbi problematikën e pasivizimit të adresave të Shqiptarëve. Mosnjohja e diplomave të Kosovës, si dhe burokracia e stërzgjatur e njohjes së diplomave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut ishte poashtu temë e bisedës mes znj. Biserko dhe kryetares Sinani, probleme këto për të cilat edhe më tutje udhëheqja shtetërore e Serbisë vazhdon të sillet e painteresuar për zgjidhejn e tyre. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot Kuvendi i Komunës së Bujanocit shpalli z.Gent Cakaj “Qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit Kuvendi Komunal i Komunës së Bujanocit është duke mbajtur sot seancën e 4 të …