Delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga Sonja Biserko sot vizitoi komunën e Preshevës, ku u prit nga kryetarja Ardita Sinani.

Delegacioni është duke grumbulluar informacione mbi gjendjen e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës me qëllim të përpilimit të Raportit të rradhës mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave.

Në këtë takim mjaft bashkëpunues u diskutua për problemet e shumta me të cilat përballen Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Theks i veçantë u vu mbi problematikën e pasivizimit të adresave të Shqiptarëve.

Mosnjohja e diplomave të Kosovës, si dhe burokracia e stërzgjatur e njohjes së diplomave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut ishte poashtu temë e bisedës mes znj. Biserko dhe kryetares Sinani, probleme këto për të cilat edhe më tutje udhëheqja shtetërore e Serbisë vazhdon të sillet e painteresuar për zgjidhejn e tyre.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme