Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2021/2022, ka vizituar Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran. Së bashku me drejtorin e shkollës, z.Enis Sejdiu, uruam mësimdhënësit dhe nxënësit, për një vit edhe më cilësor të mësimdhënies dhe mësim-marrjes, gjithnjë në mbrojtje nga COVID-19, nëpërmjet vaksinimit. Shkolla është jo vetëm arsimim dhe edukim. Është edhe socializim. Aty ndahen, mësohen dhe përbrendësohen edhe përvojat shoqërore e edukimi vleror. Aty formohemi edhe individualisht për të mirën e përgjithshme. Si qeverisje lokale, në përputhje me kompetencat dhe buxhetin tonë, do të vazhdojmë të kontribuojmë për edukimin dhe arsimin vendor. Në njërën anë nëpërmjet ngritjes së standardeve infrastrukturore, për më shumë biblioteka, kënde leximi, pajisje teknologjike , laboratorë , hapësira rekreative e salla të edukatës fizike; e në anën tjetër, nëpërmjet ndihmës sonë në programet profesionale të trajnimit të mësimdhënësve dhe të projekteve edukative. Urime gjithë nxënësve, prindërve dhe punonjësve të arsimit. Veçanërisht fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ramadani:Kuvendit komunal i Bujanocit ka shpallë për „Qytetar Nderi” z. Erion Veliajn Pasë përfundimit të seancës së parë për vitin 2024 ku me vota unanime i …