Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend Kurë ta donë Brenda 6 ditëve, fiton dy herë lotarinë

Kurë ta donë Brenda 6 ditëve, fiton dy herë lotarinë

1 Min e Lexuar
0
0
76

Të fitosh lotarinë ndodh maksimumi një herë në jetë dhe shumë pak njerëzve. Por një 40-vjeçari australian i ka ndodhur dy herë, brenda gjashtë ditësh, duke fituar në total 1.5 milionë euro.

Por identiteti i tij nuk është bërë i ditur për arsye sigurie, ndërkohë që ka bërë me dije se me paratë e fituara do të blejë një makinë të re, të investojë në sektorin imobiliar në Sidnei dhe të bëjë pushime në Honolulu.

Për herë të parë fitoi në 6 maj. Një biletë me vlerë 1.020.487 dollarë australian ose rreth 644 mijë euro, shkruan noa.al.

Menjëherë pas kësaj nisën festimet kur në fakt gëzimi i vërtetë erdhi gjashtë ditë më vonë në 12 maj. Ai bleu një tjetër biletë, me të cilën fitoi 1.457.834 dollarë, ose thënë ndryshe 920 mijë euro.

Nga fituesi dihet vetëm mosha, 40 vjeç. /a.y/noa.al

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend