Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE Albin Kurti ka pritur në takim, Deputetin shqiptar nga Lugina e Preshevës, ish-kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberin, të shoqëruar nga ish-kryetarja e Preshevës, tani kandidatja për këtë komunë, znj. Ardita Sinani. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Luginë e në Kosovë. Për projektin e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat civilë në Medvegjë, dhe për angazhimin që mund ta bëjmë për t’iu kundërvënë një spastrimi të tillë. Me bindjen se fshirja e shqiptarëve nga regjistrat civil është e papranueshme e duhet të ndalet, nënvizuam se Kosova e Shqipëria e kanë për obligim, e qeverisja jonë e re do të angazhohet, që ta ngris këtë çështje Bruksel e në Washington D.C., në OSBE, dhe në të gjitha organizatat tjera që merren me liritë dhe të drejtat e njeriut. Me z. Kamberi dhe znj. Sinani folëm edhe për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, për padrejtësitë e pengesat që po na vihen në ditën e referendumit, dhe për përgatitjet që jemi duke i bërë për të qeverisur si shumicë pas 14 shkurtit. Ata na uruan sukses në këto zgjedhje, e ne ndamë bindjen që si qeveri e ardhshme do të angazhohemi për ta ndihmuar Luginën, edhe me projekte konkrete, por edhe duke e ngritur zërin kundër shkeljeve që po u bënë shteti serb shqiptarëve atje. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj : Vendi sivjet do të bëhet me ushtri dhe se qytetarët mund të udhëtojnë pa viza Ramush Haradinaj ka thënë sot se vendi sivjet do të bëhet me Ushtri dhe …