Bashkimi Europian nuk pajtohet që Kosova ta vendos Ambasadën e saj në Jerusalem ashtu siç u morën vesh të hënën e 1 shkurtit.

Me anë të një ceremonie virtuale Izraeli e Kosova e pranuan njëra-tjetrën si vende të pavarura e sovrane.

“Ky është një vendim për keqardhje i Kosovës sepse e largon atë nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit. Të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe delegacioni i BE-së janë në Tel Aviv. Kjo është në përputhje me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e Këshillit Europian. Statusi i Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve është qëndrim i BE-së, i cili nuk ka ndryshuar”, deklaroi zëdhënësi për Politikë të Jashtme e Siguri në Union, Peter Stano.

Por, është një deputet austriak në Parlamentin e Europës që konsideron se njohja me Izraelin në asnjë mënyrë nuk ndikon në procesin e integrimit europian të Kosovës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme