Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se stabiliteti në Ballkan, tradicionalisht mbahet në kurriz të shqiptarëve. Ndërkaq, ai shtoi se kanë më pak të drejta dhe mirëqenie, ndaj emigrimi është i lartë. Kurti theksoi se pavarësisht nëse janë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia, të gjithë i thonë vetes shqiptarë. “Stabiliteti në Ballkan, tradicionalisht mbahet në kurriz të shqiptarëve, të cilët kanë më së paku të drejta dhe më të hollë mirëqenie, prandaj edhe emigrimin e lartë. Çdo i treti qytetar i Kosovës po del se nuk është banor i Kosovës. Kur është bërë regjistrimi i popullsisë, kam menduar se do të jetë çdo i pesti, por doli çdo i treti. Përderisa ne e kemi mërgatën tonë përgjithësisht në Zvicër e Gjermani, por edhe në Austri, Skandinavi, Londër e në ShBA, por sidomos në Zvicër e Gjermani, edhe Shqipëria e ka gjithandej, por sidomos në Greqi e Itali. Pra edhe në këtë aspekt, se çka një lloj komplementariteti kur ne mbulojmë gjithë Europën, por është interesant që shqiptarët kudo që janë, nuk e ndajnë veten në të Kosovës, Shqipërisë, Luginës, Malit të Zi e të Maqedonisë, por i thonë vetes siç edhe janë, shqiptarë. Dhe do të duhej që ne prej atje të kthejmë trurin, të sjellim investimet dhe të çojmë arsimtarët më të mirë të gjuhës shqipe në mënyrë që brenga e bashkatdhetarëve tanë për asimilimin e fëmijëve të tyre, të marrë përgjigjen e duhur se është e mundur që të kemi integrim pa asimilim”, ka thënë Kurti për Oranews. Like 0
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se stabiliteti në Ballkan, tradicionalisht mbahet në kurriz të shqiptarëve. Ndërkaq, ai shtoi se kanë më pak të drejta dhe mirëqenie, ndaj emigrimi është i lartë. Kurti theksoi se pavarësisht nëse janë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia, të gjithë i thonë vetes shqiptarë. “Stabiliteti në Ballkan, tradicionalisht mbahet në kurriz të shqiptarëve, të cilët kanë më së paku të drejta dhe më të hollë mirëqenie, prandaj edhe emigrimin e lartë. Çdo i treti qytetar i Kosovës po del se nuk është banor i Kosovës. Kur është bërë regjistrimi i popullsisë, kam menduar se do të jetë çdo i pesti, por doli çdo i treti. Përderisa ne e kemi mërgatën tonë përgjithësisht në Zvicër e Gjermani, por edhe në Austri, Skandinavi, Londër e në ShBA, por sidomos në Zvicër e Gjermani, edhe Shqipëria e ka gjithandej, por sidomos në Greqi e Itali. Pra edhe në këtë aspekt, se çka një lloj komplementariteti kur ne mbulojmë gjithë Europën, por është interesant që shqiptarët kudo që janë, nuk e ndajnë veten në të Kosovës, Shqipërisë, Luginës, Malit të Zi e të Maqedonisë, por i thonë vetes siç edhe janë, shqiptarë. Dhe do të duhej që ne prej atje të kthejmë trurin, të sjellim investimet dhe të çojmë arsimtarët më të mirë të gjuhës shqipe në mënyrë që brenga e bashkatdhetarëve tanë për asimilimin e fëmijëve të tyre, të marrë përgjigjen e duhur se është e mundur që të kemi integrim pa asimilim”, ka thënë Kurti për Oranews.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nëse do të ishte VAR-i, finalja do të luhej mes Bayern Munich dhe Roma Gjyqtari turk Cuneyt Çakir u bë një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes Real Madrid …