Në pyetje se a ka BE fuqi të ndikojë në Kosovën që ajo t’i heqë taksat, ish kancelari austriak Sebastian Kurz ka deklaruar se duhet të ekzistojë dëshirë politike edhe në Beograd edhe në Prishtinë për një kompromis për vazhdimin e dialogut.

“Qëndrimi ynë është qartë: e përkrahim atë për çka merren vesh dyja palët, dhe kështu është i mundur edhe korrigjimi i kufijve, nëse kjo në fund sjell deri te marrëveshja gjithëpërfshirëse, çka do të sillte stabilitet në rajon. Qëllimi duhet të jetë të që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen me marrëveshje në dialog. Është me rëndësi që Serbia dhe Kosova të gjejnë një kompromis për të vazhduar dialogun dhe që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen në tryezën e negociatave”

Këtë ka deklaruar në një intervistë dhënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug lideri i Partisë Popullor të Austrisë (OVP) dhe ish kancelari i Austrisë Sebastian Kurz.

“Është e nevojshme dinamika e re, sepse zgjidhja në kuadër të dialogut është parakusht për hyrje në BE për të dy shtetet”, ka thënë Kurz.

Kurz e ka përshëndetur emërimin e emisarit të posaçëm të SHBA për Ballkan, duke u shprehur se shpreson se ai do të mund të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me BE.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme