Nën organizim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës po protesohet para objektit të Kuvendit Komunal të Kamenicës për të kundërshtuar  mbylljen e shkollave në këtë komunë.

Protestuesit po mbajnë në duar pankartat si” I duam shkollat tona”, SHFMU “Hasan Prishtina nuk shuhet”, “Busavata i thotë jo mbylljes së shkollës”, etj.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka marrë vendim për mbylljen e 19 shkollave të kësaj komune në emër të reformave në arsim, të cilat janë kundërshtuar ashpër nga banorët e kësaj ane por edhe SBASHK-u.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme