Komuna e Preshevës që nga muaji prill udhëheqet nga koalicioni mes Alternativës për Ndryshim dhe Lëvizjes për Reforma.

Pas shpalljes së zgjedhjeve të fundit parlamentare në Serbi, debati rreth koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare solli deri te ndryshimi i pushtetit lokal në Preshevë.

Komuna e Preshevës deri në zgjedhjet parlamentare udhëheqej nga koalicioni katër partiak i themeluar nga Partia Demokratike Shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Levizja për Reforma dhe Uioni Demokratik Shqiptar.

Me fillimi e fushatës parazgjedhore, Levizja per Reforma ndryshoi krahun duke u rradhitur krah Alternativës për Ndryshim, lëvizje kjo që ndryshoi edhe qeverisjen lokale në Preshevë.

PreshevaPRESS ka mësuar se gjatë ditës së sotme është realizuar një takim mes kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, këshilltari i APN-së në Kuvendin e Preshevës Altin Boriçi dhe udhëheqësit të Unionit Demokratik Shqiptar, aktualisht këshilltar në Kuvendin e Komunës së Preshevës, Naser Aziri.Gjatëkëtij takimi është biseduar për përfshirjen e Unionit Demokratik Shqiptar në qeverisjen lokale në Preshevë.

Burimet brenda degës së APN-së në Preshevë kanë thënë për PreshevaPRESS se palët janë shumë afër arritjes së një marrëveshje, mirëpo nuk ka asgjë konkrete deri më tani. Takimet pritet të vazhdojnë së shpejti dhe të arrihet marrëveshja.

Mbetet ende e panjohur arsyeja e qëllimit për të përfshirë Unionin Demokratik Shqiptar në qeverisjen lokale në Preshevë, nëse nuk llogarisim se Arifi po synon të sigurojë numrat e shumicës në kuvend.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme