Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Qytetarët shqiptarë dhe serbë të Kosovës kanë qëndrime jokonsekuente dhe pozicione të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, derisa e vetmja gjë për të cilën ata kanë pajtueshmëri është se dialogu duhet “të zhbllokohet”. Kjo u bë e ditur në sondazhin që u publikua dje nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA). Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës, “Trepça” duhet të mbetet pjesë e Kosovës, Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, veriu i Kosovës (Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit) nuk duhet t’i bashkohen Serbisë janë vetëm disa nga qëndrimet e shumicës shqiptare në Kosovë, të cilat janë nxjerrë nga sondazhi i Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe i cili është prezantuar në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Gazeta “Zëri”. Me këtë publikim u bë e qartë që qëndrimet e kosovarëve dhe të serbëve të Kosovës janë plotësisht të kundërta mbi atë se si dhe çfarë duhet të përfshijë marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë. Mirëpo liderët shtetërorë të Kosovës, të cilët po ashtu morën pjesë në këtë konferencë, u shprehën me qëndrime diametralisht të kundërta mbi atë se si duhet të arrihet deri te marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
VUÇIQ: ME VIZITË TË JASHTËZAKONSHME NË KUFIRIN MES KOSOVËS DHE SERBISË Në ditën e votimit për shndërrim të FSK-së në Ushtri të Kosovës, Serbia ka …