Qytetarët shqiptarë dhe serbë të Kosovës kanë qëndrime jokonsekuente dhe pozicione të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, derisa e vetmja gjë për të cilën ata kanë pajtueshmëri është se dialogu duhet “të zhbllokohet”. Kjo u bë e ditur në sondazhin që u publikua dje nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës, “Trepça” duhet të mbetet pjesë e Kosovës, Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, veriu i Kosovës (Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit) nuk duhet t’i bashkohen Serbisë janë vetëm disa nga qëndrimet e shumicës shqiptare në Kosovë, të cilat janë nxjerrë nga sondazhi i Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe i cili është prezantuar në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Gazeta “Zëri”.

Me këtë publikim u bë e qartë që qëndrimet e kosovarëve dhe të serbëve të Kosovës janë plotësisht të kundërta mbi atë se si dhe çfarë duhet të përfshijë marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë. Mirëpo liderët shtetërorë të Kosovës, të cilët po ashtu morën pjesë në këtë konferencë, u shprehën me qëndrime diametralisht të kundërta mbi atë se si duhet të arrihet deri te marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme