Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë nisur të mblidhen para Kuvendit të Shqipërisë, ku edhe pritet të nisë protesta e thirrur nga opozita në Shqipëri.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë se sot është një ditë historike dhe se mandatet do t’i kthehen popullit.

Opozita në Shqipëri po kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Ata thonë se kryeministri Edi Rama ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura.

Interesim për këtë protestë kanë shprehur edhe mediat e huaja të cilat ndodhen pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme