Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rreth orës 06:00h të mëngjesit të ditës së nesërme (e martë), 233 maturantët e Bujanocit, do të nisen për eksukurzion, ku do të qëndrojnë për pesë ditë në Shqipëri, rrespektivisht në afërsi të qytetit të Durrësit. Programi i eksurzion të sivjetëm është paksa më ndryshe, me që, gjatë udhëtimit të nesërm deri në Durrës, do të vizitohet edhe Kruja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Në një prononcim për Lugina-Lajm, drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, ka sqaruar agjendën e udhëtimit për ekskurzionin e sivjetëm. “Nesër do të nisemi për eksurzion në Shqipëri, ku do të vendosemi në hotelin Kolaveri në afërsi të Durrësit. Ekskurzioni do të jetë pesë ditor, ndërsa ka një ndryshim të vogël në program. Gjatë ditës së nesërme, përderisa udhëtojmë drejt Durrësit, do të vizitojmë qytetin e Krujës, ndërsa në ditët e tjera, do të vizitojmë edhe qytetin e vjetër të Durrësit, monumentet historike të Vlorës dhe kryeqytetin e Shqiprisë, Tiranën” – sqaroi Fejzullahu. Drejtori Zejni Fejzullahu, gjithashtu falenderoi të gjithë ndërmarrësit dhe donatorët që me kontributet e tyre do t’ua mundësojnë shkuarjen ne ekskurzion edhe nxënësve me kushte jo të mira ekonomike. Me 233 nxënësit, do të udhëtojnë edhe 12 kujdestarët e klasëve, mjeku, udhëheqësi i ekskurzionit dhe drejtori i shkollës. Çmimi për një maturantë, është 95 euro, ndërsa çmim përfshihen udhëtimi, fjetja dhe ushqimi. Organizimin e ekskurzionit edhe ketë vit, e organizon kompania e bartjeve të udhëtarëve “Maxharri” nga Bujanoci. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KF Tërnoci ngjitet per here te pare ne Ligen e 4 te Serbise KF Tërnoci ngjitet per here te pare ne Ligen e 4 te Serbise, rajoni …