Botë Merr flakë edhe xhamia Al-Aksa në Jerusalem, në të njëjtën kohë me katedralen në Paris Nga Wikiliks U postua 16/04/2019 2 Min e Lexuar 0 0 139 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Derisa katedralja Notre Dame në Paris ishte djegur, një zjarr gjithashtu ka shpërthyer në xhaminë Al Aqsa në Jerusalem. Sipas mediave të huaja, një zjarr shpërtheu në çatinë e një strukture të njohur si dhoma e lutjes Al Marwani në xhaminë e Al Aqsa në Jerusalem. Siç shkruan gulfnews.com, zjarri nuk shkaktoi dëme të mëdha, por rrezikoi një pjesë të vendit të adhurimit që është mbi 2.000 vjeç. Ndërsa Agjencia e lajmeve të Palestinës, citon një roje të ketë thënë se të hënën se “zjarri shpërtheu në dhomën e rojeve jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve të Marwanit dhe brigada e zjarrit e Jerusalemit, Waqf islam, e trajtoi me sukses çështjen”. Brigada e zjarrfikësve të Departamentit Islamik Waqf të Jerusalemit arriti të kontrollojë flakët, ndërsa zona aktualisht është e mbyllur për të shqyrtuar shkakun e zjarrit. Ndërsa Shaikh Azzam Al Khatib, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve të Xhamisë së Jerusalemit dhe Al Aqsa, ka thënë Al Mamlaka TV të Jordanisë se zjarri doli në oborr dhe hetimet po zhvillohen. Incidenti në xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe qendra e konfliktit të vazhdueshëm arabo-izraelit, ndodhi në të njëjtën kohë kur flakët e përfshinë Katedralen Notre Dame. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Një delegacion nga Kolegji Universitar “Bedër” nesër vizitojnë Bujanocin Drejtuesit e Kolegjit Universitar “Beder” nga Tirana, gjatë së shtunës do të vizitojnë Komunën …