Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa dje ka pritur dy delegacione ndërkombëtare në takime të ndara në selin e KKSh-ës ku me çrast ka thën se prezenca e bashkësis ndërkombëtare duhet të jetë në e madhe në Luginë. Ky është njoftimi i plotë i z.Ragmi Mustafa Dje mirëprita dy delegacione ndërkombëtare në takime të ndara në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ekipin për çështje politike nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, znj. Angela Zettler dhe z. Dimitrija Redzic. Dhe delegacionin e kryesuar nga zv/Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, znj Anne-Sietske Brinks, Koordinatorin rajonal për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, z. Jurriaan Middelhoff si dhe zyrtarët e lartë për siguri dhe stabilitetit të Mbretërisë së Holandës nga Beogradi, Sarajeva, Prishtina dhe Shkupi. Në dy takimet njoftova me politikat diskriminuese që po I imponohen komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës nga Beogradi zyrtar. Pozitën e vështirë dhe abuzimi me të drejtat themelore të të drejtave të njeriut, veçanërisht me procesin e pasivizimit të adresave nga autoritetet policore. Injorimin e skajshëm në realizimin e marrëveshjeve të nënshtruara nga Qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit institucional e politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Dhe domosdoshmërinë e trajtimit të Luginës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kërkova që bashkësia ndërkombëtare të ketë prezencë e rol më aktiv sa i përket situatës politike dhe të sigurisë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ramadani: Erion Veliaj do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit Kryetari i kuvendit komunal i komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka njoftuarë se kryetari …