Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa dje ka pritur dy delegacione ndërkombëtare në takime të ndara në selin e KKSh-ës ku me çrast ka thën se prezenca e bashkësis ndërkombëtare duhet të jetë në e madhe në Luginë.

Ky është njoftimi i plotë i z.Ragmi Mustafa

Dje mirëprita dy delegacione ndërkombëtare në takime të ndara në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ekipin për çështje politike nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, znj. Angela Zettler dhe z. Dimitrija Redzic.

Dhe delegacionin e kryesuar nga zv/Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, znj Anne-Sietske Brinks, Koordinatorin rajonal për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, z. Jurriaan Middelhoff si dhe zyrtarët e lartë për siguri dhe stabilitetit të Mbretërisë së Holandës nga Beogradi, Sarajeva, Prishtina dhe Shkupi.

Në dy takimet njoftova me politikat diskriminuese që po I imponohen komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës nga Beogradi zyrtar.

Pozitën e vështirë dhe abuzimi me të drejtat themelore të të drejtave të njeriut, veçanërisht me procesin e pasivizimit të adresave nga autoritetet policore.

Injorimin e skajshëm në realizimin e marrëveshjeve të nënshtruara nga Qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit institucional e politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Dhe domosdoshmërinë e trajtimit të Luginës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Kërkova që bashkësia ndërkombëtare të ketë prezencë e rol më aktiv sa i përket situatës politike dhe të sigurisë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme