Është ndërprerë seanca e IV-të e Kuvendit Komunal pas një përballje ndërmjet kryetarit të komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së dr.Skender Destani. Debati filloi që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe z.Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, debati u bë edhe më i ashpër kur z.Skender Destani u përpoq t’a sulmoj fizikisht kryetarin Arifi.

Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal.

 

Ndërsa Kryetarja Ardita Sinani përmes një postimin në facebook shkruan :

Pas degradimit të seancës së Kuvendit Komunal nga ana e kryetarit të komunës, duke keqpërdorur foltoren me fjalor denigrues dhe rrugaçëror, grupi i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik ka vendosur që lëshoj seancën.

Vlen të theksohet se gjithë kësaj situate gjatë tërë kohës i ka kontribuar kryetari i Kuvendit si përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e sencave të Kuvendit Komunal të Preshevës. Ishte pikërisht kryetari i Kuvendit që nuk ndërpreu fjalimin e kryetarit të komunës i cili përdori fjalët më fyese për këshilltarët e opozitës e sidomos fyerjet ndaj këshilltarit Skender Destani.

Grupi i këshilltarëve të PVD-së kërkon publikisht nga kryetari i Kuvendit që të kujdeset që kultura dhe gjuha e rrugës të mos bëhet traditë e fjalimeve në Kuvend.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme