Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sipas Entit të Statistikave të Luginës, në tri komunat shqiptare në Serbi, papunësia arrin deri në 70%,ndërsa përfaqësimi i shqiptarëve në nivelin regjional e atë qendrore është zero. Përfaqësuesit politikë të këtij rajoni këtë e konsiderojnë si diskriminim. Derisa pakica serbe në Kosovë po përjeton standardet e avancuara për trajtimin e minoriteteve, shqiptarët në Serbi po përballen me diskriminim shtetëror. Ragmi Mustafa, Kryetar i KNSH-së, tha për RTK në institucione janë pak shqiptar të punësuar. Në institucionet publike në Serbi, në nivel lokal, shqiptarët janë të përfaqësuar me numra një shifror apo fare. Ndërsa, në nivelin regjional e atë qendrore, përfaqësimi është zero. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, ka vendosur të mbledhë të dhëna. Vendimmarrja në institucionet republikane që veprojnë në nivel lokal është e centralizuar dhe për çdo rast vendos vet ministri. Sipas Entit të statistikave komuna e Preshevës, Bujanocit dhe e Medvegjës, janë ndër komunat më të pazhvilluara me një shkallë të papunësisë mbi shtatëdhjetë për qind. Gjatë dy dekadave të fundit, edhe pse është diskutuar shumë për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, asgjë nuk ka lëvizur në aspektin pozitiv. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Digjet një autobus i Novi Pazarit në Kaçanik Një autobus i Novi Pazarit është përfshirë nga flakët në magjistralen Hani i Elezit …