Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Subjektet kryesore politike në Kosovë janë vërë në thumb të kritikës, meqë ndodhen larg mbërritjes së një konsensusi për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë. Atyre u kërkohet përgjegjshmëri për këtë proces, shkruan sot Koha Ditore. Pa u mandatuar nga Kuvendi dhe vetëm me mbështetjen e disa subjekteve të cilat e përbëjnë Qeverinë që ka humbur tashmë shumicën parlamentare, presidenti Hashim Thaçi ka përfaqësuar Kosovën në takimin e parë të fazës përfundimtare të procesit dialogues. Opozita kundërshton që ai të jetë në krye të delegacionit të Kosovës. Dhe, pikërisht ky refuzim, në njërën anë, dhe insistimi i Thaçit që ai të jetë në krye të trupave negociues, në anën tjetër, ka bërë që konsensusi të jetë larg. Imer Mushkolaj është publicist dhe ka shtruar nevojën për përfshirjen e të gjitha forcave politike në procesin që për synim ka mbërritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila është paralajmëruar të jetë gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Milan Radojiçiq “Nuk kam qenë shoku më i afërt i Ivanoviqit por nuk jam vrasës dhe nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e tij” Pas arrestimeve të fundit të disa srbëve të dyshuar për vrasjen e politikanit serb …