Subjektet kryesore politike në Kosovë janë vërë në thumb të kritikës, meqë ndodhen larg mbërritjes së një konsensusi për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë. Atyre u kërkohet përgjegjshmëri për këtë proces, shkruan sot Koha Ditore.

Pa u mandatuar nga Kuvendi dhe vetëm me mbështetjen e disa subjekteve të cilat e përbëjnë Qeverinë që ka humbur tashmë shumicën parlamentare, presidenti Hashim Thaçi ka përfaqësuar Kosovën në takimin e parë të fazës përfundimtare të procesit dialogues. Opozita kundërshton që ai të jetë në krye të delegacionit të Kosovës. Dhe, pikërisht ky refuzim, në njërën anë, dhe insistimi i Thaçit që ai të jetë në krye të trupave negociues, në anën tjetër, ka bërë që konsensusi të jetë larg.

Imer Mushkolaj është publicist dhe ka shtruar nevojën për përfshirjen e të gjitha forcave politike në procesin që për synim ka mbërritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila është paralajmëruar të jetë gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme