Parlamenti i Maqedonisë sot ka ratifikuar marrëveshjen me Greqinë mbi emrin e ri, pasi kryetari Georgi Ivanov refuzoi ta nënshkruaj dokumentin herën e parë.
Sobranja e ka ratifikuar marrëveshjen me 69 vota për, pa praninë e partisë opozitare VMRO DPMNE, dhe si edhe herën e parë, më 20 qershor, pas të cilit Ivanov e informoi Sobranjën se ka vendosur që të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e marrëveshjes me Greqinë.
Më herët, disa herë Ivanov ka thënë se këtë dokument assesi nuk do ta nënshkruaj “pa marrë parasysh të gjitha presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve”.
Like 0