Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Parlamenti i Maqedonisë sot ka ratifikuar marrëveshjen me Greqinë mbi emrin e ri, pasi kryetari Georgi Ivanov refuzoi ta nënshkruaj dokumentin herën e parë. Sobranja e ka ratifikuar marrëveshjen me 69 vota për, pa praninë e partisë opozitare VMRO DPMNE, dhe si edhe herën e parë, më 20 qershor, pas të cilit Ivanov e informoi Sobranjën se ka vendosur që të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e marrëveshjes me Greqinë. Më herët, disa herë Ivanov ka thënë se këtë dokument assesi nuk do ta nënshkruaj “pa marrë parasysh të gjitha presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve”. Sipas ligjit nëse kryetari i shteti nuk e nënshkruan dekretin për herë të dytë, një prej mundësive është që marrëveshja me Greqinë të dërgohet dhe të publikohet në Gazetën zyrtare me çka përfundon ky proces. Like 0
Prokuroria Themelore në Pejë dhe Njësia Speciale në aksion në disa komuna në rajonin e Dukagjinit Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur …