Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës kundrejt produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, ka acaruar dhe më shumë raportet me këto vende. Kështu në rrjetet sociale po qarkullon një hartë me anë të së cilës bëhet e ditur të mos kalohet në rrugët e Serbisë, kjo pasi këta të fundit kanë shtuar bllokadat. Hartat në fjalë bëjnë thirrje që të zgjidhen rrugët e Shqipërisë dhe të bojkotohet ajo serbe. Kujtojmë që prej disa ditësh mallrave serbë u është vendosur taksa 100%, teksa kërkohet dhe fatura me mbishkrimin “Republika e Kosovës”. Që pas këtij vendimi nuk kanë munguar reagimet e shumta, duke mos përjashtuar as ata të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Mediat serbe bëjnë me dije se para aplikimit të taksës doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës në 1 nëntor kanë marrë vendimin që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimi nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Në Zveçan ka filluar grumbullimi i protestuesve para objektit të komunës Në Zveçan ka filluar grumbullimi i protestuesve para objektit të komunës. Aty po qëndrojnë …