Në Zveçan ka filluar grumbullimi i protestuesve para objektit të komunës.

Aty po qëndrojnë pjesëtarë të KFOR-it. Më herët janë parë edhe vetura në lëvizje të Policisë së Kosovës, derisa autoblindat vazhdojnë të qëndrojnë para objektit komunale. Situata kryesisht duket e qetë.

Goran Rakiq nga Lista Serbe i është bashkuar edhe sot protestës.

“E falenderoj KFOR-in që ka pranuar kërkesën që të caktojnë perimetrin e sigurisë përmes rrugëve anësore që dërgojnë deri te komuna, në mënyrë që nëse ka tentim të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës të parandalohen incidentet, ka thënë Rakiq.

Në protestë janë bashkuar edhe minatorët serbë.

“Sot nuk po punojmë pasi nga intervenimi i ROSU në veri është ndalë prodhimi dhe qarkullimi i mjeteve të punës për të nxjerrë xehen jashtë. Prandaj është ndërprerë puna”, ka thënë Darko Milojeviq, përfaqësuesi i minatorëve serbë.

Protestës në Zveçan i janë bashkuar edhe punëtorët shëndetësorë.raporton RTK

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme