Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot në Pejë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo e lehtësirave doganore mes dy vendeve, si dhe heqja e tarifës së romingut. Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë, do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014. Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast: 10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes 10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë 12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive 12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. 13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare Like 0
Driton Rexhepi sulmon ashpër fake news-at dhe PD-ën e Nagip Arifit Driton Rexhepi antarë i kryesisë i degës së PVD-ës përmes një shkrimi në rrjetin …