Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komisioni për Arsim ka shqyrtuar kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë vizitës që ky komision dhe ai për Administratë Publike kanë bërë së fundi në Luginën e Preshevës. Kryesuesi i komisionit Ismajl Kurteshi propozoi që t’i dërgojnë letra, një ministrit të kulturës, tjetrën për ambasadorin e Shqipërisë dhe kryeministrit të Kosovës lidhur me zgjidhjen e problemeve të parashtruara nga Këshilli. “Kam mendua me i shkrua kryeministrit dhe secilit ministër që ta ndihmojmë Luginën e cila për ata që kanë qenë atje, gjendja në Luginë bazuar me krahasimet tash është më e keqe se para katër vitesh prandaj mbështetja nga qeveria është e rëndësishme. Ka mundësi t’iu ndihmohet shqiptarëve të Luginës të cilët janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë”, tha ai. Anëtarët e komisionit kërkuan që mbi këtë çështje të mbahet seancë e veçantë ose të thirren ministrat përgjegjës në Komision. Teuta Haxhiu deputete e AAK-së tha se thirrja e ministrave dhe mbajtja e një debati parlamentar është hap i domosdoshëm që Kosova duhet ta bëjë për ta ndihmuar Luginën e Preshevës. “Kemi pa një realitet që atje çka ka ndodhë. Jemi dakordua si deputetë që t’i thërrasim ministrat e linjave, qoftë të arsimit, kulturës, për të parë se ku është problemi i moszbatimit të një marrëveshje të ministrisë së kulturës. Unë mendoj se nuk kemi nevojë me shkrua letra por me i thirr në përgjegjësi”, tha ajo. Arbërie Nagavci e VV-së ishte e këtij mendimi. “Duhet me shpejtësi dy komisionet që kemi qenë në vizitë të thërrasim kryesinë që të gjejmë zgjidhje. Sa më parë të thirret edhe ministri i arsimit për diplomat dhe tekstet shkollore. Duhet me adresua çështjen e licencimit të studentëve të mjekësisë”, tha ajo. Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma tha se rënia e banorëve në tri komunat tregon mos mbështetjen e Kosovës për çka e quajti të domosdoshme mbajtjen e një seance. “Rënia drastike e banorëve e tregon moskujdesin dhe mosmbështetjen tonë. Është e domosdoshme me mbajt një seancë dhe me dalë me një rezolutë ose rekomandime”, tha ajo. Valentina Bunjaku, tha se është e rrugës të thirret një seancë dhe të thirren ministrat për të diskutuar lidhur me këtë çështje. ‘Ja duhet me u thirr një seancë ose me i thirr veç e veç ministrat dhe me diskutua me i dërgua përpara këto çështje e jo të bëjmë populizëm”, tha ajo. E Kurteshi tha se për këtë çështje do të mblidhen me komisionin për Administratë dhe do të vendosin për veprimet e radhës. Komisioni për Arsim, po ashtu diskutoi lidhur me tekstet e reja shkollore dhe riorganizimin e shkollave, për çka u dakorduan që të thirret ministri i Arsimit për raportim. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Serbët e Kosovës në tavolinën e bisedimeve e duan kryetarin e Preshevës,jo Thaçin e Haradinaj (video) Në programin e mëngjesit të Televizionit nacional serb “Happy TV” të udhëhequr nga gazetari …